E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shtylla", Peshkopia kerkon largimin nga shteti

Ish-i perndjekuri politik Gezim Peshkopia, ka reaguar dje lidhur me pretendimin e Zamir Shtylles se akuzat ishin shpifje dhe mjet presioni per shkak te detyres. Peshkopia, ne nje deklarate per mediat, tha se "jam i detyruar te komunikoj edhe njehere me opinionin publik per shkak te akuzave te adresuara sot ndaj personit tim nga ana e ish-hetuesit famekeq te regjimit komunist, Zamir Shtylla, rikonfirmoj ate qe kam deklaruar ne intervisten dhene televizionit kombetar Klan ne 21 dhjetor 2008".

Ketu, Peshkopia theksoi se "rikonfirmoj edhe njehere deshmine time per hetuesine cnjerezore dhe rrahjet barbare qe kam pesuar nga hetuesi Kosta Gazeli, duke rikonfirmuar gjithcka kam deklaruar per prokurorin Zamir Shtylla dhe per te gjithe ata persekutore te tjere, qe me nje zell me te madh se vete linja zyrtare e diktatures, kane ushtruar te njejtat tortura mbi miqte e mi te burgosur politike".

Sipas Peshkopise, "e vetmja gje abuzive ne te gjithe kete histori, eshte fakti se sot Shtylla dhe shoket e tij kriminele e persekutore, vazhdojne per fat te keq te jene aktive ne sistemin e drejtesise shqiptare, si zgjatime te se kaluares se neveritshme, cnjerezore, diktatoriale".

Per Peshkopine, "e vetmja gje e pavertete ne kete histori, eshte pretendimi i Shtylles dhe shokeve te tij, se po u denigrohet figura dhe integriteti personal dhe profesional, cilesi te cilat nuk i kane pasur kurre".

Deklarata e Peshkopise, mbyllet me vleresimin tjeter, se "e vetmja gje qe sot denigron detyren e Prokurorit dhe besueshmerine e sistemit te drejtesise ne Shqiperi, eshte ekzistenca dhe aktiviteti ne te i Zamir Shtylles dhe i te gjithe persekutoreve te tjere".

Cfare deklaroi Shtylla dhe si nisi polemika

Drejtori i Hetimit ne Prokurorine e Pergjithshme, Zamir Shtylla, deklaroi sot pas mesdite, se eshte perballur me shpifje per ushtrimin e detyres se tij ne te kaluaren. Zamir Shtylla reagoi mbi akuzat e bera publike nga ish-i perndjekuri Gezim Peshkopia. Ky i fundit ne nje interviste dhene dje ne media, tha se ne periudhen e diktatures ishte keqtrajtuar dhe torturuar nga nje hetues qe e identifikoi si Zamir Shtyllen, duke shtuar se sipas tij eshte e papranueshme qe te tille persona te mbajne dhe aktualisht funksione te larta shteterore. "Pasi u njoha me intervisten e z.Gezim Peshkopia sqaroj se deklarimet e tij ne lidhje me personin tim, jane te paverteta", - thote Shtylla ne prononcimin e tij. "Gjate gjithe karrieres time, si Hetues dhe Prokuror, - vijon z.Shtylla, - nuk kam pasur proces hetimor me z.Gezim Peshkopia, dhe pjesetare te familjes se tij". Shtylla vijon duke sqaruar se "deklarimi publik ne media se z.Gezim Peshkopia, eshte hetuar prej meje ne vitin 1975, eshte i pavertete, dhe ritheksoj edhe nje here se me kete person nuk kam pasur asnje raport,te lidhur me punen time. Une kam filluar pune ne gusht te vitit 1976, nje vit me vone nga sa z.Peshkopia pretendon se eshte hetuar". Ne fund te prononcimit te tij, z.Shtylla vlereson se "perpjekjet e bera se fundi, duke me atribuuar veprime qe nuk jane kryer prej meje, i konsideroj abuzive, per te denigruar figuren time dhe presion per shkak te detyres zyrtare qe aktualisht kryej".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›