E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e specialit, 17 vjet pa autor



Sarande- Konispoli, ishte nder qytetet e para qe ndjeu eren e ndryshimit. Ne kete qytet buze kufirit nderrimi i sistemeve u perjetua ndryshe nga gjithe krahinat e Shqiperise per vet rrethanat dhe pozicionin gjeografik ne kufi me Greqine. Viti 1991 e kthehu Konispolin jo vetem si zonen e preferuar te emigranteve per te kaluar ne token helene, por edhe te trafikanteve te droges, makinave e femrave. Pikerisht ketu ze fill edhe ngjarja tragjike e humbjes se jetes se 30 vjecarit Robert Shero, ish-specialit te "Briskut" qe per nje jete me te mire tentoi emigrimin ne shtetin fqinj. I riu eshte vrare mizorisht me goditje pas koke, ndersa trupi i pajete u gjet ne mes te debores me 16 dhjetor te 17 viteve me pare. Vrasja ne Qafe te Malit, buze kufirit, mbetet ende mister, kurse dyshimet bien mbi ushtaret e sherbimit ne Piramiden 67, ose mbi disa trafikante te regjur. Sot, kur jane mbushur 17 vjet nga vrasja e bujshme, familjaret pyesin se kur do te zbulohet autori dhe drejtesia te vihet ne vend. Daja i viktimes, Ali Maliqi dhe djali i xhaxhait, Shkelqim Shero, kane bere nje denoncim te ri ne vitin 2008, por serish asnje zhvillim rreth dosjes se njohur me emrin "Konispoli". Me poshte nje interviste per gazeten "KJ", me Shkelqimin, njeriun qe zbuloi trupin e ish-specialit ne mes te debores.

Cfare mund te na thoni per vrasjen e Robertit, djalit te xhaxhait tuaj midis dates 11-16 dhjetor te vitit 1991 ?

E kisha jo vetem kusheri, por edhe shok. Ne 11 dhjetor ai erdhi ne shtepine time dhe me tha se kishte vendosur te ikte ne Greqi. Nese do te gjente pune do qendronte, ndryshe do te kthehej serish. I dhashe nje cante me buke dhe nje steke me paketa dhe pasi u perqafuam ai u nie. Kur kishin kaluar pese dite, mesova se Bertin e kishin vrare. Une jam nga Konispoli vete dhe i dija shtigjet qe perdoreshin nga emigrantet. Trupin e gjeta mbi debore ne nje shesh te vogel. Ishte shume ftohte dhe ai nuk ishte dekompozuar.

Cfare vute re?

E pashe nga te gjitha anet dhe vura re se nuk ishte vrare atje ku e gjetem. Mora rrugen drejte nje shtegu te ngushte dhe pikerisht pas 50 metrave gjeta nje vend ku kishte nje duzine me bishta cigaresh. Pikerisht ketu ishte bere vrasja. Menjehere kontrollova trupin e tij. Nuk kishte asgje me vete, as te holla apo ndonje material tjeter. Trupin e kishin zvarritur mbi debore, duke e terhequr nga kembet, pasi ne gjatesine e rruges trupi i zvarritur mbi debore kishte hapur nje gjurme te thelle. Dukej se kishte nje plage pas koke te thelle e te shkaktuar nga nje qyte arme qe i kishte demtuar trurin e vogel. Nuk ishte qelluar me plumb.

Cilat jane dyshimet tuaja?

Ishte nje vrasje profesionisti dhe ne ato dite ushtaret ne kufi kontrollonin gjithcka dhe flitej se u merrnin para emigranteve. Por me teper dyshimet i perforcoi pak kohe me pare rrefimi i nje te burgosuri per nje te afermin tone, qe kishte dijeni se ushtaret kishin vrare Robertin. Ndaj dhe vitin e kaluar beme nje denoncim te ri.

Perse duhet ta vrisnin ne menyre mizore Robertin?

Robert Shero ishte djale i gjalle, shume bujar, por edhe bamires dhe trim. Ai kishte punuar ne fillim si minator dhe me pas per pak kohe si nje rekrut special ne repartin e "Briskut" me sa mbaj mend. Ishte nje i ri qe i frymezuar nga era e ndryshimeve ne vend, mori rrugen e emigracionit per nje jete me te mire. E dinte shume mire, se nese do te kalonte Qafen e Likojanit, qe njihet nga te gjithe si Piramida 67-te, do te perballej me nje jete me te mire dhe destinacioni ishte qyteti i Filatit, ne Thesproti. Roberti njihej per deshirat e tij per jete perendimore dhe liri qe ne ate kohe ishte e veshtire ta kerkoje. Ai kishte qene edhe me pare ne Greqi. Nje tjeter fakt qe me eshte dukur i pabesueshem ne ate kohe eshte se per Robertin flitej se ishte i vetmi qe mbante nje seri kartmonedhash te huaja, si dollare apo sterlina, qe ne ate kohe mund t'i shihje vecse ne endrra. Une nuk e besoj kete fakt qe me duket si pretekst dhe alibi. Cfare eshte bere me dosjen?

Mund te them se nuk eshte bere asgje, sot e 17 vjet pas krimit te ndodhur. Jane kryer hetime deri ne 1997, me pas asgje. Asnje i dyshuar apo i ndaluar. Nuk eshte bere as autopsi dhe ekspertize. Askush nuk po interesohet per kete krim mafioz dhe disa te tjere te ndodhur pas tij.

"Nipin ma vrane ushtaret e postes, ata u kthyen ne trafikante klandestinesh"

Familjaret e te ndjerit Robert Shero sjellin detaje te reja qe cojne drejt te dyshuarve per krimin makaber te dhjetorit 1991 ne kufi. Daja i viktimes, Ali Maliqi, pas nje deklarate te dhene nga nje bashkefshatari i tij, se i biri i ketij te fundit, H. I, i cili po vuan denimin ne nje burg te Shqiperise, ka degjuar qe nje ish-ushtar, tashme i denuar me burgim te perjetshem, kishte pranuar vrasjen e Robert Sheros. Per kete shkak Maliqi ka depozituar denoncimin ne prokurori per rihapje te dosjes. Me pare flitej nen ze se ushtaret kishin vrare 30-vjecarin, ndersa aktualisht nje deshmi nga qelia sjell fakte te reja. "Me 16 dhjetor me njoftuan se Roberti ishte plagosur dhe se duhet te shkoja urgjent ne shtepine e tij, por mesova se ai ishte vrare. Ne Qafe te Likojanit u gjend edhe trupi i pajete i nipit tim", nis rrefimin Aliu. Ata kane njoftuar fillimisht Degen e Puneve te Brendshme per hetime. Roberti ishte nisur me destinacion Igumenicen 5 dite para se te gjendej pajete. "Berti nuk kishte asnje armik ne Konispol. Mesuam se ne ato dite, ushtare qe sherbenin ne kufi, jo per te ruajtur kufirin, po per te marre pjesen e "prese" qe vinte nga Greqia apo shkonte nga kjo ane, u bene trafikante te rrezikshem. Ne Posten e Kallmit ishin rreth 30 te tille qe prisnin e percillnin klandestine. U informuam se dy nga keta ushtare mund te ishin autore te vrasjes se nipit tim", thote me tej daja i viktimes. Te gjitha dyshimet i jane referuar prokurorise, ndersa autopsia nuk eshte kryer per shkak se shteti nuk funksiononte. "Denoncimin e fundit e bera vitin e kaluar, pasi mesova se nje ish-ushtar i denuar per vrasje kishte treguar ne qeli se kishte vrare Robertin ne kufi, por deri tani asnje zhvillim konkret", perfundon Aliu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›