E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juristet: Nuk mund te kerkohet pavlefshmeri

Rozeta Rapushi

Partia Socialiste nuk mund te pretendoje dhe as kerkoje pavlefshmeri per rezultatin e zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes. Keshtu u shpreh dje juristi dhe perfaqesuesi i PD-se ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti. Sipas tij, selia roze nuk ka asnje mbeshtetje ligjore, bazuar ne ligjet ne fuqi, qe te ndermarre nje ankese te tille, per te tentuar te shpalle te pavlefshme zgjedhjet ne kryeqytet. "Per te bere nje kerkese te tille, duhet te pakten qe ne nje apo disa qendra, te kete prova per manipulime dhe per kete PS nuk ka bere asnje lloj konstatimi apo shqetesimi gjate mbledhjeve. Ndaj kjo eshte nje kapitull i mbyllur", u shpreh Kosovrasti. Sipas tij, komisioni i ka ndjekur dhe zhvilluar procedurat pas kerkeses se Kolegjit Zgjedhor, me integritet. Nga ana tjeter, Kosovrasti shpjegoi se per kete arsye, socialistet kane nje tendence qe te merren me shifrat. "Por per mua problemet me shifrat e nxjerra nga KQZ, jane te rrezuara. Se pari sepse nuk ka pasur animime per to dhe se dyti shifrat e dala pas 117 kutive te numeruara, jane tashme nje ceshtje e shqyrtuar me pare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve", shpjegoi Kosovrasti. Demokrati shpjegoi se ne keto kushte, selia roze mund te ankohet vetem per punen e KQZ-se pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor per te hapur te gjitha kutite e votimit per Bashkine e Tiranes dhe vleresimin nese ka ne to vota te hedhura gabim apo jo. Me konkretisht, Kosovrasti theksoi se ajo cka PS mund te ankimoje, eshte qe nese KQZ veproi si duhet me vendimin e bere nga Kolegji Zgjedhor apo jo? Nese hapi kutite e duhura, zarfet e duhura apo jo? "Vetem per keto gjera mund te ankohet apo te ngreje pretendime PS, qe ne fakt edhe keto detyra jane realizuar si duhet nga KQZ", vijoi Kosovrasti. Sipas tij, edhe qendrimi dhe tymnaja e PS-se me kodin e 5, te kutive te votimit, qe demokrati e quajti nje perbaltje ndaj punes qe po behej, u nis me synimin e vetem qe kjo force politike t'i bente me dije Kolegjit Zgjedhor, qe KQZ e ndoqi vendimin e dhene por kutite jane pa integritet. Me argumentimin e dhene, Kosovrasti perjashtoi keshtu mundesine e nje ankimimi nga PS per pavlefshmeri, kur kjo force politike sipas tij nuk ka sjelle prova dhe aq me pak ka ngritur shqetesimin per probleme madhore ne qendrat e votimit per Bashkine e Tiranes. Analiza sqaruese e demokratit, u be dje ne nje kohe qe selia roze dorezoi ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, ankese ndaj procesit te KQZ-se per numerimin e fleteve te hedhura ne kutine e gabuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›