E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, kapet një sasi heroine, në pranga poseduesi

Policia e Elbasanit gjatë operacionit të koduar “Strike 2” ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie heroine dhe ka arrestuar poseduesin e saj.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë orëve të vona të natës është arrestuar shtetasi Miles Kurti pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën 8 qese farmaceutike me heroinë.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të Kurti i kanë kaluar prokurorisë me akuzën “posedim të lëndëve narkotike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›