Sezoni i verës, shtohen rastet e infeksioneve me 45%
TIRANE-Në pavijonin e Infektivit në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza" gjatë sezonit të verës numri i pacientëve dyfishohet. Për këtë arsye drejtoria e QSUT-së ka hartuar "planin e verës" për të përballuar rritjen e rasteve të infeksioneve.
Autoritetet e Qendrës Spitalore kanë garantuar të gjitha masat, urgjenca të hapura dhe mjekët dhe infermierët në gatishmëri të çdo urgjencë. Por pavarësisht gatishmërisë, shefi i shërbimit të infektivit, Dhimitër Kraja, thotë se trajtimet do të bëhet vetëm me medikamentet bazë, pasi ilaçet alternative mungojnë. Sipas të dhënave, ka një shtim të rasteve me 45 për qind, ndërkohë që ka 65 paraqitje në ditë të pacientëve, për shkak të komplikacioneve që kanë prekur aparatin e frymëmarrjes dhe atë të tretjes. Pranë pavijonit të Infektivit ditët e fundit është vënë re dyfishimi u numrit të pacientëve. Kjo rritje vizitash ka bërë, që të shtohen dhe shtrimet në këtë shërbim, me 60 të tilla në ditë.
Shefi i shërbimit të Infektivit, Dhimitër Kraja thekson se në një ditë normale shtimet nuk e kalojnë numrin 30 dhe se dominojnë çrregullimet e aparatit tretës. "Kemi rreth 60-65 paraqitje për t'u shtruar në ditë. Me këtë strukturë, 30 % janë infeksione të aparatit tretës të lidhura me helmime nga ushqimi, diarre, dhimbje, temperaturë. 20 % janë infeksione të aparatit të frymëmarrjes si bajamet, trakelitet, kolla edhe këto zakonisht me temperaturë. 15 % janë ethe" - thotë Kraja. Sipas tij masa më kryesore është higjiena personale.
(d.b/GSH/BalkanWeb)