E Martë, 3 Nëntor 2026

Juristi Kara: E kam kallëzuar Metën me prova të qarta. Unë jam real, s’ka asgjë të rreme

Juristi Romeo Kara, deklaroi në ‘3D’ në RTSH se s’ka pasur asnjë prapaskenë, në lidhje me denoncimin e tij për çështjen CEZ ndaj Ilir Metës. Sipas tij, s’ka asnjë provë që të thotë se është një dosje e sajuar nga ana e tij në lidhje me këtë aferë.

“Kontrata u lidh në kushte korruptive. S’kam gjëra personale me Berishën dhe Metën. Kapaku u vu në monetin që u bë  Meta, President. Më ka ardhur e zbardhur një intervistë e gruas së Ismailajt nga gazetari, Fatos Mahmutaj. Intervista duket se ishte në dakordësi me Berishën dhe Doshin u bë në Belgjikë. Meta i bënte presion familjes Ismailajt që ky ti bënte presion CEZ-it, në mënyrë që Meta të merrte pjesën e vetë. Bëhej fjalë për afro 10 mln euro. Ismailaj ka dorëzuar 200 mijë euro në një çantë lëkure njerëzve më të afërt të Metës. Nuk guxon kryetari i ERE-s të nxjerrë vendime pa marrë në konsideratë mendimin e qeverisë. Kam paditur dhe ish- kryetarin e ERE-s. Atij i erdhën këshilltarët e Berishës dhe i kanë imponuar vendimet që ata donin.  Meta akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash. E ka thënë vetë çeku që e kemi futur Ismailajn si njeri i Metës”, tha Kara në ‘3D’.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›