Juristi amerikan Pergjegjesia bie mbi nderkombetaret dhe shqiptaret
Situata ne Shqiperi dhe ceshtja e nderkombetareve e mosnderhyrjes se tyre duket se ka qene pjese e debatit te panelit. Avokati dhe keshilltari ligjor nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes Roger Sherard ne fjalen e tij ka fajesuar disi shqiptaret per situaten e krijuar duke kerkuar qe te guxojne dhe te kene kuraje ne denoncimin e veprimeve. Aktivistja e te drejtave te njeriut Kozara Kati e pranishme ne kete panel e ka kundershtuar kete qendrim duke u shprehur se kuraja nuk ka munguar nga ana e shqiptareve por nuk i bihet murit me koke. Duhet te dime nese ka pergjegjesi faktori nderkombetar ne lidhje me kete situate qe po kalon Shqiperia e cila po kalon nje ngerc por disa njerez jane vrare ne mes te Tiranes iu drejtua Kati avokatit te njohur. Por Sherard theksoi se komuniteti nderkombetar eshte pergjegjes por edhe ju jeni pergjegjes per kete situate. Ju duhet te jeni aktiv njeriu duhet te veproje dhe te beje gjithcka. Duhet ta mbani mend skandalin Watergate besoj. Perse dha doreheqjen Presidenti Nikson Sepse paten kurajen disa njerez dhe i thane se nuk je Presidenti im dhe nuk po zbaton ato per te cilin je votuar dhe duhet te japesh doreheqjen. Pas asaj qe i thane ata njerez ne darke Nikson dha doreheqjen. Ju duhet te flisni dhe te ngrini zerin nuk e di por ju keni nje lloj frustacioni. Shqiperia ka nje Kushtetute te shkelqyer per sa i perket lirive personale nese nuk zbatohet nuk ka rendesi nese eshte shkruar mbi nje flete te bardhe ose jo tha avokati amerikan. Por Kati shprehu pakenaqesine edhe ne lidhje me referendumin e kerkuar e qe nuk po pranohet. Nje qendrim te tille mbajti dhe Adrian Dvorani anetar i Gjykates se Larte i cili tha se cfare mund te presesh nje vend kur nuk pranon te zhvillohet referendumi Une mendoj se duhet te kete kuraje dhe pse Kozara thote nuk i bihet murit me koke por duhet ta bejme nje gje te tille deri sa ai mur te shembet.