Rënia e temperaturave, borë në Dibër
Ulja e temperaturave ka bërë që disa komuna në veri të vendit të gdhihen të zbardhura nga dëbora.
Sipas burimeve të Shekullit, në komunat Kala e Dodës, Lurë dhe Tërnovë ka pasur reshje dëbore, por kjo nuk ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve nëpër akset rrugore në qarkun e Dibrës.
Rënia e ndjeshme e temperaturave, e shënuar ditën e sotme, pritet të vijojë gjatë javës, çka rrit mundësinë për reshje dëbore në lartësitë e mëdha.