Hapet debati mbi presidentin e ri. Meidani eshtjen ta zgjidhe Gjykata Kushtetuese
Sa deputete duhen ne salle ne korrikun e vitit te ardhshem kur do te zgjidhet kreu i ri i shtetit Kjo eshte dilema ende e pazgjidhur qe sipas gjasave do te kthehet edhe molla e sherrit te ri mes politikes shqiptare. Konstitucionalistet me te njohur ne vend nuk bashkohen ne nje pike per kete ceshtje. Aurela Anastasi ka deklaruar se per ceshtjen e Presidentit te Shqiperise duhet te zbatohet vendimi i Gjykates Kushtetuese te Kosoves pra ne raundin e pare te votimit duhet te jene te pranishem si minimum 84 deputete. Kjo u kontestua nga konstitucionalisti Luan Omari. Gazeta Shqip po pasqyron te plote kete debat.
Spiro Peci keshilltar ligjor i Presidentit Lidhur me ate qe tha profesoreshe Aurela jam plotesisht dakord me menyren e trajtimit te atyre ceshtjeve gjithsesi duke menduar se tashme eshte nje mendim do te thosha i pergjithshem jo vetem i komunitetit te juristeve por edhe i shoqerise civile qe menyra e zgjedhjes se Presidentit ka nevoje qe te ndryshoje me nderhyrjet qe duhet ti behen Kushtetutes. Vijme te zgjedhja e Presidentit ajo qe do te doja te kisha nje mendim lishet ne teresine e propozimeve per ndryshimet e Kushtetutes e pikerisht per kete nen do te ishte i nevojshem cilesimi ne menyre te drejtperdrejte ceshtja e kuorumit A do te ishte e mjaftueshme nje rruge tjeter e cila do te conte ne ndryshimin e rregullores se Kuvendit qe une per vete jam kunder kesaj zgjidhje por gjithsesi eshte nje opsion ligjor Se dyti po ne kete nen 87 i Kushtetutes thuhet qe edhe ne rastet kur nuk paraqitet kandidat votimi per president quhet i ezauruar. Kjo une si jurist e kuptoj se ndoshta eshte dashur te arrihet respektimi ne menyre te domosdoshme i atyre afateve qe kapin daten e mbarimit te afatit te presidentit qe eshte ne fuqi. A do te ishte e nevojshme ekzistenca e nje detyrimi te tille pra a mund te gjenden mjete te tjera ligjore per te garantuar respektimin e afateve per zgjedhjen nisjen dhe perfundimin e procedurave te zgjedhjes se presidentit
Aurela Anastasi Jane shqetesime shume reale sidomos ceshtja e kuorumit sepse kjo ceshtje lidhjet me ate qe u theksua ketu pavaresisht se ne perpiqemi qe ta perzgjedhim fjalorin por eshte ashtu sic u tha pazare politike pastaj. Une ne kete kuader i qendroj mendimit qe duhet te zbatohet neni 78 i Kushtetutes sipas te cilit Kuvendi vendos me shumicen e votave ne prani te me shume se gjysmes se te gjithe anetareve te tij pervec rasteve kur Kushtetuta parashikon nje shumice te cilesuar. Une kete e lexoj drejtperdrejt e kjo ska nevoje per ndonje interpretim shume te madh. shte nje nen i shkruar e zeza mbi te bardhe ne rast se kur vendimet qe duhet te marre Kuvendi kerkojne nje shumice absolute te tij d.m.th. me shume anetare se gjysma nje anetar me shume se gjysma atehere ky do te jete kuorumi por ne rastet se Kuvendi duhet te mblidhet per te marre vendime shumice te cilesuar kuorumi duhet te jete se paku i barabarte me shumicen e cilesuar qe kerkohet per te marre ate vendim. Keshtu qe kjo eshte arsyeja qe mendoj se nga nje interpretim i nenit 87 te Kushtetutes qe eshte formula e zgjedhjes se presidentit se bashku me nenin 78 te Kushtetutes eshte e detyrueshme qe seanca plenare qe do te marrin vendim pra raundi i pare qe do te zhvillohet per zgjedhjen e presidentit te kete shumicen e cilesuar qe duhet per zgjedhjen e tij domethene 60 per qind te anetareve te Kuvendit si minimum. Per kete une bindem edhe per te interpretuar ndonje vendim te Gjykates Kushtetuese ne vitin 2002 ku eshte shqyrtuar ceshtja e dekretit te Presidentit per emerimin e ministrave nga Kuvendi. Gjykata Kushtetuese i ka qendruar mbledhjes se seances plenare si nje detyrim kushtetueses sepse nese ju kujtohet nuk arrinte te kishte kuorumin seanca plenare per te shqyrtuar dekretet e presidentit per emerimin e ministrave te rinj qe nuk lidhet per qeveri te re. Gjykata Kushtetuese ka thene edhe pse kane kaluar afatet se eshte detyre e Kuvendit te mblidhet ne modalitetet qe ka percaktuar Kushtetuta. Kesaj fryme per mendimin tim i ka qendruar edhe Gjykata Kushtetuese e Kosoves kur shqyrtoi ceshtjen e zgjedhjes se presidentit. Edhe ajo i ka meshuar zbatimit te Kushtetutes si nje detyrim per parlamentaret dhe jo si mundesi nje zgjidhje nje mjet qe e zgjedhin ata. Ne kete aspekt une mendoj se te thote Kushtetuta se ne tri raunde do te tentosh ta zgjedhes me 3/5 e ti te thuash se jo une do ta zgjedh me me shume se gjysma e deputeteve per mendimin e tim eshte nje shkelje flagrante e Kushtetutes. Tri raunde kane nje kuptim shume te madh te kembenguljes qe shpreh Kushtetuta per ta zgjedhur me shumice te cilesuar qe presupozon konsensus. Te angazhohet Kushtetuta me tri raunde dhe ti barazosh me zero per mendimin tim eshte nje shkelje flagrante. Vijme tani te dallimi i shumices se cilesuar dhe konsensusi. Ne shumicen e rasteve duhet qe shumica e cilesuar te shoqerohet me konsensus sepse ne nuk kemi fitore te atilla spektakolare te ndonje prej partive qe te kete 60 per qind ne Kuvend. Ketu e kisha fjalen per parashikimet edhe ne rregulloren e Parlamentit. Ajo mund te kete edhe parashikime qe si do te punohet me konsensus mund te kete nje rezolute kritere apo deklarate te perbashketa se mbi cbaza keto parti politike do ta vendosin konsensusin. Nese ata nuk vendosin asgje do te thote se ketu kane shmangur Kushtetuten dhe ne juristet i qendrojme parimit se shkelja e ligjit behet jo vetem me veprime por edhe me mosveprime edhe pasojat mund te jene te njellojta.
eshtja e mosparaqitjes se kandidatit qe konsiderohet nga Kushtetuta si raund i ezauruar une mendoj qe aty eshte parashikuar por nuk ka lidhje me kete qe kerkojme ne nuk ka lidhje me kuorumin. Kuorumi eshte nje tjeter ceshtje dhe ajo e kandidateve eshte nje ceshtje tjeter. Kushtetuta ka tentuar ta zgjidhe kurse kuorumi nuk e ka zgjidhur. Per kete ceshtje duhet te ishte angazhuar ligjvenesi ta zgjidhte qe ne debatin e zgjedhjes se presidentit ne 2007-n. Nese nuk paraqiten deputetet ne nje seance ajo nuk mund te konsiderohet si seance e mbledhur per ceshtjen e Presidentit. Seanca e pare me te cilin u zgjodh presidenti aktual ne 2007-n eshte ajo qe per here te pare siguroi kuorumin e nevojshem. Per mendimin tim keshtu duhet interpretuar. Sepse nese ne do te themi se spyesim fare per keto tri raunde eshte gabim. Ajo duhet zbatuar kthehu prape deri ne arritjen e raundit te pare. Natyrisht duhet pasur parasysh se nuk duhen shkelur afatet kushtetuese.
Luan Omari Lidhur me pyetjen qe beri zoti Peci une kam mendim te ndryshem nga kolegia Anastasi. Neni 78 i Kushtetutes flet per kuorum pra qe deputetet duhet te jene ne seance. Pra flet per shumicen e te pranishmeve. Kuvendi vendos me shumicen e votave me pranine te me shume se gjysma e anetareve te tij vetem ne rastet kur Kushtetuta parashikon ndryshe. Lind pyetja po ne rastet ku eshte shumice e cilesuar Shumica vendimmarrese apo shumica e te pranishmeve. Neni eshte per shumicen e te pranishmeve nuk ka te beje me shumicen vendimmarrese ne kete rast. E kerkon kuorumi. Kjo besoj se do te ishte sikurse e tha Aurela. Opozita vazhdimisht duke bojkotuar seancen e duke mos pranuar apriori me mazhorancen nje konsensus do te paralizonte ne infinit zgjedhjen e presidentit pra do te krijonte nje ngerc institucional. E dyta ne asnje nen te Kushtetutes nuk thuhet qe Kuvendi mblidhet me shumice te ndryshme dhe shumica e thjeshte e te pranishmeve. Absolutisht nuk ka asnje nen te Kuvendit. Keshtu qe me duket interpretim i sforcuar ai qe te kerkohet patjeter qe te jene te pranishem apo edhe aq deputete sa duhet te zgjedhin presidentin. shte dhene shembulli i Kosoves. Me gjithe respektin qe kam per Gjykaten Kushtetuese te Kosoves duhet te thene se ajo ka qene nje zgjidhje e sforcuar. Ka qene zgjidhje e diktuar nga arsyet politike e kete ma perforcon bindja se ndersa gjyqtaret shqiptare vendosin ashtu sic thote Aurela pwr rastin e Kosovws pra qe duhet te ishin te pranishem aq sa kerkohet kuorumi vetem dy gjyqtare nderkombetare qe ishin jashte pazareve politike votuan kunder.
Aurela Anastasi Me lejoni te bej nje sqarim te vogel une i meshoj qendrimit tim dhe ky nuk sjell ate qe thote profesor Luani. Per tu sqaruar opozita absolutisht mundet edhe ta bojkotoje dhe pastaj mund te tentohet per arritjen e konsensusit dhe zgjidhja e ketij konflikti mund te vije nga Gjykata Kushtetuese.
Luan Omari Por opozita nuk do te doje e mund te kerkoje te coje vendin ne zgjedhje atwherw ti do qe Parlamenti te shperndahet...
Aurela Anastasi Megjithate ketu Kushtetuta eshte e shkruar qarte se kur parashikohet shumice e cilesuar duhet shumice e cilesuar.
Rexhep Meidani Megjithate aty une shikoj konceptin dator. Koncepti duket i kohes pra nese behet seanca ai e quan te mbaruar nese hapet seanca. Kete ka pasur parasysh neni perkates. Interpretimet tona jane te ndryshme une jam me ate qe thote profesor Luani. Une mund te gjykoja se ju mund te kerkoni interpretim nga Gjykata Kushtetuese. Mund te dale ky problem brenda nje viti ndaj mund te kerkohet interpretim edhe nga Gjykata Kushtetuese e cila te beje plotesimin e nevojshem e problemit. Palet e interesuara pra ju mund te nxisni partite politike qe kane peshen kryesore.