E Shtunë, 31 Tetor 2026

Justin Bieber: Jam thjeshtë një njeri

Para pak ditësh, gjatë koncerit të tij në Londër, Justim Bieber pësoi kolaps në skenë dhe u desh që me urgjencë të dërgohet për në spital. Sipas Justin, kjo erdhi si pasojë e një lodhje të madhe që e karakterizoi gjatë tërë javës.

“Ishte një javë e vështirë. Kam punuar cdo mëngjes dhe kam kënduar në cdo mbrëmje”, ka thënë Justin për gazetën gjermane, ‘Bild’.

Por nuk ishte vetëm lodhja ajo që i solli probleme këngëtarit kanadez. Gjatë qëndrimit të tij në Londër, Justin shpërtheu në nervoz dhe sharje pasi një person që po filmonte pa ndërprerë mbi fytyrën e tij e nevrikosi atë tej mase duke e bërë madje të shpërthejë në sharje.

'Kur njerëzit mbajnë kamerën para fytyrës tënde gjatë gjithë ditës dhe të thonë gjëra të ndyra është e vështirë. Unë jam thjeshtë një njeri. Jam larg shtëpisë, po më mungojnë njerëzit e mi, familja dhe miqtë e mi”, ka thënë këngëtari./Indedksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›