Tina Turner, 73 vjeçarja mahnitëse

Këngëtarja Tina Turner, ka shijuar suksesin për dekada të tëra që kur u bë e famshme në fillim të viteve ’60 dhe akoma mahnitë me paraqitjen e saj në kopertina revistash.
Revista "Vogue" ka vendosur që për herë të parë ta fotografojë në moshën 73-vjeçare, pasi nuk e ka pasur kurrë protagoniste kryesore këngëtaren amerikane. Ajo duket mahnitëse në versionin gjerman të revistës, ndonëse është femra më e vjetër që ka pozuar për revistën "Vogue".
Këngëtarja aktualisht jeton në Zvicër me partnerin e saj Erwin Bach, ndërsa ka katër vite që është tërhequr nga jeta publike. /Indeksonline/