Justin Bieber është Michael Jacksoni i ardshëm

Ëndrra e Justin Bieber për tu bërë Michael Jackson i ardhshëm tashmë është përbumshur, kur Oprah e vlerësoi si të tillë në intervistën e tyre të re që do të publikohet sot.
“Justin Bieber është fenomenal. Unë nuk kam bërë intervistë të tillë që nga ajo me Michael Jackson në vitin 1993”, shkroi Oprah në Twitter.
“Asnjëherë nuk ka pas një yll si ti”, i thotë ajo këngëtarit i cili pastaj e pyet. “Çfarë dëshiront ë thuash më këtë gjë?", dhe ajo vazhdon, “Padyshim shumë njerëz e krahasojnë audiencën tënde me atë të Michael Jackson, fansa që bërtasin. Dua të them, kur pash turmën mbrëmë mu kujtua koncerti i Beatles. Ti je produkt i këtyre sukseseve. Ti je shembull i medieve sociale. Prandaj nuk ka asnjë një yll si ti”. Pas këtyre fjalëve, Justin nuk gjeti fjalë të tjera përveq se të thotë “Faleminderit”.
Gjatë kësaj interviste ai do të flasë edhe për lidhjen e tij me Selena Gomez. /Indeksonline/