Vedat Ademi akuzon gazetarët dhe Argjentina Ramosaj

Pak kohë më parë, ishte këngëtarja Argjentina Ramosaj ajo që publikoi një foto në studion e produksionit “Threedots” bashkë me këngëtarin nga Mitrovica, Vedat Ademi me ç‘rast tregonte se po punonte një këngë bashkëpunim. Madje kjo këngë u vlerësua shumë lartë nga të dy artistët të cilët shpreheshin të paduruar për ta publikuar këngën, por diçka ndodhi dhe thashethemet shpërthyen.
Disa thonin se Argjentina ska pranuar të paguaj paratë, të tjerët thonin se kënga është anuluar si pasojë e një zënke mes artistave. Por tani këngëtari i mirënjohur përmes një postimi në Facebook ku ju drejtohet fansave të tij, mundohet të nxjerrë në dritë të vërtetën e kësaj historie.
“Te dashur miq ne facebook... po ju drejtohem juve si reagim normal qe mund te kete gjithkush pasi gjen emrin neper faqe gazetash e faqesh interneti... kam dhene shume intervista dhe jam pergjigjur ne menyre korrekte te gjithe gazetareve... madje mund te them qe jam gjithmone shume i sjellshem dhe mundohem te pergjigjem pavaresisht te gjitha angazhimeve. Gjithsesi kesaj radhe ne lidhje me nje sherr te sajuar nuk me ka kontaktuar askush per te me pyetur profesionalisht si gazetare te mirefillte”, nis akuzën Vedati ndaj gazetarëve.
Më pas, ai akuzoi edhe Argjentinën e cila sipas tij ashtu siç ka publikuar lajmin për këngën do të duhej të tregonte edhe pse nuk po realizohet ai bashkëpunim.
“Kam qene ne Angli kur kam lexuar nje artikull per Argjentina Ramosaj qe nuk do te bej duetin bashkepunim. Nuk kam dhene asnje interviste per askend dhe nuk me ka pyetur njeri per kete bashkepunim. Kete bashkepunim e ka kerkuar Produksioni i Threedots dhe e shet po ky produksion. Une sikurse Argjentina do ta blinim ketu kengen e jo tek njeri tjetri. Nese Argjentina nuk deshiron te beje kete duet, atehere ashtu sikurse postoi foton per kete bashkepunim, atehere edhe mund te shkruante qe nuk do te beje kete por kenge te sajat sic te deshiroje. Me cent pa cent, une punoj per kenget e mia dhe jam sponsor i vetvetes. Nga ana tjeter une sjam produksion te shese kenge. Aq me teper nuk eshte se kjo kenge u be dhe ne dolem e publikuam e une pagova gjithe leket e tani te bej sherr me Argjentinen qe si ka paguar. Kenga eshte degjuar demo dhe kaq”.
Por Vedati vazhdon ta vlerëson këtë këngë dhe tha se do të mundohet ta sigurojë këtë material për albumin e tij të dytë.
Sidoqofte, fillimisht ai ka diçka tjetër për të thënë:
“Te tjerat ia leme kohes, por tani eshte koha te festojme Nentorin e kuq te Pavaresise!”/Indeksonline/