E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvishet vetëm kur është nevoja

Modelja seksi, Miranda Kerr nuk e ka problem të pozoj apo të shfaqet me të brendshme kur e kërkon puna por, bukuroshja e “Victoria Secret” është shumë e kujdesshme me veshjen kur shfaqet në rrugë.

Ajo është fotografuar nëpër rrugët e, New York-ut dhe përveq një minifundi që kishte veshur, Miranda ishte kujdesur që përgjithësisht të mos ekspozohej shumë.

Megjithatë, bukuroshja dukej mjaftë atraktive dhe me stil ani pse nuk kishte ekspozuar trupin duke dëshmuar që ajo shkëlqen gjithmonë, e jo vetëm me të brendshme.

Së fundmi, është bërë e ditur se Miranda do të jetë futyra e re e koleksionit pranvere/vere 2013 të markës së njohur “Mango” duke zëvendësuar modelen, Kate Moss./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›