E Diel, 1 Nëntor 2026

Justin Bieber prenë flokët si femër

Këngëtari kanadez, Justin Bieber ka ndryshuar pamje duke rruar një pjesë të flokëve. Modeli i ri I flokëve e ka bërë të duket si femër, më saktësisht sikurse kolegia e tij, Rihanna.

Pas publikimit të fotografive, kanë vërshuar menjëherë kritikat duke e akuzuar këngëtarin se po duket si Rihanna dhe Miley Cirus të cilat kanë modele pothuajse të njëjta të flokëve.

"Unë gjithmonë do ta mbështes Justin Bieber por ky model i ri I flokëve është i shëmtuar”, ishte një koment I një fansi në rrjetet sociale.

Ndërkaq, një tjetër fans I tij shkroi:

"Justin Bieber duke si lesbike me prerjen e re të flokëve”.

Kishte edhe të atillë që e përkrahën vendimin e ri të Justin por shumica shprehën mospëlqmin e tyre ndaj modelit “femëror” të flokëve të tij./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›