E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI Po shkarkohet administrata

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka kujtuar Partise Demokratike me të cilën qeverisi katër vjet se largimet e njerëzve të saj nga administrata, së pari janë në shkelje të ligjit për nënpunesin civil dhe së dyti shkelje e marrëveshjes elektorale që këto dy parti patën për zgjedhjet vendore të 2011.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama tha se njerëzit e kësaj partie nuk duhet të bëhen gjah elektoral në prag të 23 qershorit. "Vetë Kryeministri Berisha ka theksuar që punonjësit e administratës janë punonjës të shtetit, ka theksuar domosdoshmërinë e respektimit të kontratës të punës së tyre në raport me Kodin e Punës dhe me Ligjin e Shërbimit Civil dhe nga kjo pikëpamje cdo qëndrim tjetër jashtë kësaj fryme bie ndesh me parimet për të cilat Ndryshimet politikeMeta: Fitore e së majtës në 23 qershor Betohen ministrat e rinj Swoboda mbështet paktin është investuar edhe koalicioni qeverisës gjatë këtyre katër viteve në përbërje të cilës ka qenë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim", tha Rama. Ndryshimet ne KQZ pas paktit? Perballe kerkeses se republikaneve per zevendesimin e anetarit te LSI-së ne KQZ me nje perfaqesues te propozuar nga Partia Republikane, si forca e dyte politike me e madhe e mazhorances pas ikjes se Levizjes Socialiste per Integrim, Luan Rama tha se kete çeshtje e ka zgjidhur tashme Kushtetuta dhe nuk eshte pjese e debatit partiak. Ndërkaq LSI theksoi se mbeshtet zgjidhjen sa me shpejte te çeshtjes çame.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›