“Cheryl, femra më seksi që kam parë”

Shoumeni britanik, Simon Cowell duket se po provon në të gjitha mënyrat ta bind këngëtaren Cheryl Cole që të kthehet sërish në panelin e ‘X Factor’.
Kohëve të fundit, manjati i medieve ka provuar në të gjitha mënyrat që ta kthej Cole sërish si anëtare të jurisë, marrë parasysh rënien e shikueshmëri së këtij spektakli, pas daljes se këngëtares para disa vitesh.
Cowll, ka shprehur admirimin e tij për këngëtaren britanike duke thënë madje se e konsideron si një nga fermat më seksi që ka takuar ndonjëherë.
Nuk dimë nëse kjo është vetëm një përpjekje për ta kthyer në panel apo një përpjekje e tij për t’ia rrëmbyer zemrën.
“Kur ajo u paraqit, mendova me vete se ajo është një nga femrat më të bukura që kam parë ndonjëherë”, është shprehur Cowell./Indeksonline/