Justin Timberlake blen nje pjese te MySpace

Justin Timberlake mund të ketë shumë shpejt një rrjet social të vetin. Por jo thjesht si anëtar, por si pronar.
Aktori 30 vjeçar është në grupin e blerësve të MySpace, prej kohësh në rënie dhe në krizë të thellë financiare.
Marrëveshja është fiksuar për 35 milionë dollarë, shifër shumë e ulët nëse mendohet se News Corp, shoqëria që kishte blerë MySpace në 2005, kishte paguar 580 milionë dollarë.
Megjithatë kompania e drejtuar nga Murdoch do të mbajë një kuotë prej 5% të faqes.