E Shtunë, 31 Tetor 2026

Justin Timberlake triumfon në MTV Video Music Awards

2013 BET Awards - ShowJustin Timberlake është triumfuesi kryesor i çmimeve të kanalit muzikor, MTV, të dielën pasi fitoi çmimin për videon më të mirë të vitit në MTV Video Music Awards.

Timberlake e fitoi çmimin për këngën Mirrors në të njejtën natë kur ai u ribashkua me pjesëtarët e tjerë të grupit NSync me të cilët fitoi famë vite me parë. Grupi muzikor amerikan i Timberlake mori edhe çmimin, Michael Jackson Vangard Video Award, çmim që jepet që pas vdekjes së mbretit të pop-it,thekson “BW”.

Në këtë ngjarje, fitues të tjerë ishin edhe Macklemore & Ryan Lewis pasi morën çmimin për videon më të mirë në kategorinë hip-hop për videon e këngës, Cant Hold Us.

Ata u nderuan edhe për videon më të mirë me mesazh social me videon e këngës, Same Love, këngë kjo që konsiderohet si himn për martesën. Fitues të tjerë janë edhe Taylor Swift, Bruno Mars, Selena Gomez dhe Thirty Seconds to Mars. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›