Bollano lobon në SHBA për “Vorio-Epirin”
Bollano ishte i ftuar në një ceremoni fetare me rastin e vizitës së Patriarkut Ikumenik Bartolemeu, nga data 1 deri në 6 nëntor 2009. Gjatë kësaj kohe, kreu i Bashkisë së Himarës ka zhvilluar takime me komunitetin grekë, duke kërkuar mbështetje.
Lajmin e bën të ditur “Gazeta Shqiptare”, sipas të cilës kreu i OMONIA-s, për 2 minuta e 18 sekonda mban një fjalim të shkurtër lidhur me këtë çështje. Ide të tilla u hodhën në një aktivitet të organizuar në Boston nga kreu i së ashtuquajturës Federata Panepirotike, Nikolas Gejxh, ku temë kryesore ka qenë pikërisht Vorio-Epiri ose siç e quan ndryshe Bollano, "atdheu i të gjithë grekëve".
"Kjo që po bëjmë sot është një detyrim ndaj atdheut, ndaj Vorio-Epirit. Ne jemi krenarë për ju sepse jeni ambasadoret e atdheut këtu në Amerikë, jeni njerëzit që me fuqinë tuaj, me zërin tuaj, me djersën tuaj po përpiqeni të ecni përpara. Ne jemi njerëzit që do mundohemi të gjithë së bashku të mbështesim progresin e vendit dhe të atdheut", është shprehur Bollano.
Ai ka ftuar komunitetin grek në SHBA të lobojë fort në arenën ndërkombëtare, në mënyrë që minoriteti grek në Shqipëri të përfaqësohet në politikën qendrore, pra të jetë pjesë e qeverisë. Gjatë vizitës në SHBA, Bollano ka zhvilluar një takim me nënpresidentin amerikan, Xho Bajden.
Ndërkohë, drejtuesi i OMONIA-s ka pasur një takim edhe me kongresmenin greko-amerikan, Gus Bilirakis, një person ky që ka shprehur hapur pikëpamjet e tij për të ashtuquajturën Vorio-Epiri. Në të gjitha takimet e Bollanos, ishte i pranishëm edhe drejtues i së ashtuquajturës Federata Panepirotike, Nikolas Gejxh, i cili është konsideruar nga shumë qarqe brenda dhe jashtë Shqipërisë si një figurë ekstremiste, i cili e ka paralelizuar statusin e Kosovës me atë të "Epirit të Veriut".