E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në një banesë në Durrës

 Sipas policisë, bëhet fjalë për një shpërthim në familjen e Ardina Gjuzit. Një grup hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, i cili po heton për rrethanat e shpërthimit.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima dhe as të lënduar. Mësohet se shpërthimi ndodhi në derën e jathshme të banesës në katin e dytë të një pallati, shpërthim i cili la pas dëme të shumta materiale.

Familjarët kanë deklaruar për policinë se nuk kishte konflikte me askënd dhe se nuk e dinin se përse kishte ndodhur ngjarja. Policia ka sekuestruar një fitil ndezës të lëndës plasëse, si provë materiale.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›