E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve, Fabregas është njeriu i rinisjes

Merkato

Do të ketë një revolucion, sepse pas një sezoni të tillë është e nevojshme për t’u nisur nga e para. Edhe pse janë bazat për rindërtim, të cilat do t’i propozohen trajnerit të ri, priten edhe emra të rinj. ëndrra është Fabregas. Pronarët do të vënë në dispozicion të drejtuesve një tjetër shifër të majme për të ndërtuar një skuadër ambicioze më në fund. Të jetë e qartë: për ta marrë do të jetë shumë e vështirë, por një shkëmbim me Filipe Melon (që i intereson Vengerit) plus disa miliona nuk është fantafutboll. Me siguri Juve do të provojë deri në shpresën e fundit. Megjithatë, të shumtë janë lojtarët nën vëzhgim, si p.sh. portieri i Kaljarit, Marketi, e mbrojtësit Bonuçi e Mekses.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›