E Shtunë, 31 Tetor 2026

Titulli IBF-WBO: Vladimir Kliçko fiton me KO

Boks

Vladimir Kliçko ka konservuar titullin botëror IBF, WBO dhe IBO të peshave të rënda. Ukrainasi, 33 vjeç, ka mundur me “Ko” 5 sekonda para fundit të raundit të 12 sfiduesin amerikan, Edi çambers. Ndeshja është zhvilluar natës e së dielës në stadiumin e Dyseldorf, dhe është ndjekur nga 51 mijë spektatorë. Kliçko ka mbyllur ndeshjen me një të majtë të fuqishme, që ka rrëzuar çambersin. Amerikani, i tronditur nga goditja, është plasur në tapet pasi ishte mbështetur më parë te litarët e ringut, duke mos u ngritur për disa minuta. Më pas sfiduesi e ka rimarrë veten dhe ka lënë ringun me këmbët e tij. Për Vladimirin kjo ishte fitoja 54 (48 me KO) në 57 ndeshje.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›