E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve-Lacio: Ferrara çel turnoverin, Del Piero jashtë

Pas provës së mirë kundër Romës, Juve dëshiron të konfirmojë formën e mirë që po kalon në këtë fillim kampionati. Stadiumi do të jetë i njëjtë, vetëmse ndryshon ekipi kundërshtar.

“Deri në fund të dhjetorit do të luajmë çdo tre ditë. Forcat duhen administruar mirë. Kemi një ekip me shumë lojtarët të aftë që mund ta përballojnë këtë ngarkesë.”

Trajneri juventin është i ndërgjegjshëm se e pret një ndeshje e fortë. Lacio ka po aq pikë sa dhe Juve në krye të klasifikimit me 6 pikë. Për Juven do të mungojnë Del Piero, ende jo në formë fizike të mirë, Zebina, Sisoko, Grigerea dhe Salihamixhiç, ndërsa Trezege dhe Groso pritet të zëvendësojnë Jakuintën dhe De Çeljen. Ndërsa për Lacion do ndjehet mungesa e Zarates dhe Rokit. Në sulm pritet të luajnë Kruz dhe Foxhia.

Lazio - Juventus (sot, 20:45)

Lazio (4-3-1-2): Muslera; Lichtsteiner, Diakité, Siviglia, Kolarov; Dabo, Baronio, Mauri; Matuzalem; Foggia, Cruz. (Bizzarri, Radu, Faraoni, Del Nero, Meghni, Eliseu, S.Inzaghi. Tr.Ballardini
Juventus (4-3-1-2): Buffon; Caceres, Legrottaglie, Chiellini, Grosso; Camoranesi, Felipe Melo, Marchisio; Diego; Amauri, Trezeguet. (Manninger, Cannavaro, De Ceglie, Tiago, Poulsen, Giovinco, Iaquinta. Tr.  Ferrara

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›