E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Juve, e barabartë me Interin"

Pas zhgënjimit me Italinë në Kupën e Konfederatave, Xhanluixhi Bufon po shijon pushimet. Por, "gardiani" i Juventusit ka gjetur pak kohë për të shkruar në faqen e tij zyrtare në internet, duke bërë parashikimet për sezonin e ri. "Sipas programit të punës, unë dhe shokët që u aktivizuam në Afrikën e Jugut do t‘i bashkohemi ekipit më 16 korrik", bëri të ditur 31-vjeçari. "Premisat në këtë fillimsezoni janë të mira, por e dimë që na pret një edicion i gjatë, ku duhet të realizojmë disa objektiva. Shpresojmë se kampionati do të jetë i ekuilibruar dhe se mund të ngushtojmë diferencat që kemi pasur me Interin".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›