E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Juve ju rritet inati, mu po më rritet …”/ Deizi provokon nga Instagrami pasi i dogjën makinën (Foto)

Ka reaguar sërish vajza nga Bilishti të cilës i dogjën automjetin gjatë mbrëmjes së kaluar në derën e banesës së saj.

Kjo është ngjarje e përsëritur pasi edhe pak vite më parë Deizi Arapit i është djegur një tjetër automjet.

Më herët e reja foli për mediat ndërsa akuzonte ish-kryebashkiakun e Bilishtit, Ledion Nallbati me të cilin kishte patur një konflikt të hershëm.

Megjithatë Deizi ka reaguar sërish përmes Instagramit.

Së bashku me foton e automjetit të djegur Deizi shkruan “Juve ju rritet inati, mua po më rritet keshi”.

Duket se ky është një reagim për personat me të cilët e reja ka konflikte të hapura.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›