Liverpuli triumfon përballë Mançesterit në “Anfield”  
“Të kuqtë” shënuan me anë të Torresit në minutën e 65-të, ndërkohë që N’Gog dyfishoi shifrat në minutat shtesë, atëherë kur nuk pritej.
Ndeshja u shoqërua me raste dhe me tension, pasi të dyja ekipet e mbyllën lojën me nga 10 futbollistë. Vidiç për Mançesterin dhe Maskerano për Liverpulin dolën nga loja në minutat shtesë pasi secili mori nga dy kartonë të verdhë.
Kjo fitore vjen në momentin e duhur për Liverpulin pas një serie ndeshjesh negative, ndërkohë që tani ngjitet në kuotën e 18 pikëve duke u pozicionuar në vendin e katërt së bashku me Arsenalin. E kundërta ndodh me Mançesterin që i lëshon kreun skuadrës së Çelsit. Ekipi i Ser Aleks Fergusonit ka 22 pikë, dy më pak se kryesuesit londinezë.
Rezultatet dhe renditjen pas javës së 10-të në Premier Ligë mund t’i shihni në logon e këtij kampionati.