Juve, një muaj stop për Vinçenco Iakuintën
Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi bardhezi, që saktëson se operacioni do të bëhet në meniskun e jashtëm të gjurit të majtë. Ky vendim u mor pas rezonancës manjetike të cilës sulmuesi italian iu nënshtrua mëngjesin e sotëm në Torino.
Iakuinta u grumbullua nga trjneri Çiro Ferrara për transfertën e Sienës, megjithëse kishte dhimbje të lehta në gju, pas një përplasjeje të shtunën në minindeshjen stërvitore.
Të dielën dhimbja u bë më e madhe dhe prej këtej erdhi vendimi për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas stafit mjekësor të Juventusit, do të nevojitet një periudhë prej 30-40 ditë deri në riaftësinin e plotë të sulmuesit bardhezi.