Policia e Shtetit përgënjeshtron Braçen
“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit duke hedhur tërësisht poshtë si të pavërteta këto insinuata, sqaron opinionin publik se gjatë ditës së djeshme nuk është evidentuar asnjë përplasje mes këtyre strukturave dhe bashkëpunimi i strukturave të Policisë së Shtetit me organet Tatimore në Fier ka qenë dhe vazhdon të jetë në nivelet më të larta”, thekson deklaratat e Policisë së Shtetit.