Juve: tani Zak, po pastaj? Benitez, Prandeli ose Alegri
Por me shumë gjasa do të jetë spanjolli 50 vjeçar Rafa Benitez njeriu ideal për stolin e Juves duke filluar nga 1 korriku. Me këtë rast Benitez do të realizonte edhe ëndrrën e tij të kahershme që të drejtonte një klub në Itali, madje më prestigjiozin. Dhe duket se Dirk Kajt, sulmuesi xholi i spanjollit, i aftë të mbulojë disa role në sulm, do të jetë blerja e parë e epokës Benitez.Në rast se dështon projekti me spanjollin, drejtuesit bardhezi mendojnë për teknikun e Fiorentinës Prandeli, ose Alegrin e Kaljarit, që aktualisht është nga ekipet që luan futbollin më të bukur në venidn e “çizmes”.