E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paditet QSUT, policia sekuestron regjistrat

 Menjëherë pas denoncimit, forcat e policisë së Komisariatit 4 në Tiranë, kanë mbërritur pranë urgjencës, duke sekuestruar regjistrat e mjekëve. Drita Gixhari, 58-vjeç, humbi jetën mbrëmjen e shkuar në spital. Sipas familjarëve, ajo kishte pasur dhimbje barku. Sipas tyre, mjekët nuk i kanë dhënë ndihmë mjekësore, duke neglizhaur rastin. Ata thonë se kanë blerë vetë një qetësues, por me sa duket nuk i ka bërë efekt viktimës.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›