E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, u zhduk prej 3 javësh gjendet i mbytur në kanal

Kalimtarë të rastit kanë parë trupin e viktimës. Bëhet fjalë për shtetasin Sali Lala, 40-vjeç, i cili ishte zhdukur tre javë më parë, pa lënë gjurmë. Këtë të shtunë kanë marrë fund dilemat për fatin e tij. Sipas policisë lokale, viktima nuk ka shenja në trup dhe dyshohet të jetë mbytur. Trupi i 40-vjeçarit është gjetur në një kanal në fshatin Fllakë të rrethit të Durrësit. Policia po vijon hetimet për të zbardhur më tej këtë ngjarje.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›