Juve, tifozët kundër drejtuesve dhe lojtarëve
Tifozët kanë vendosur të protestojnë ditën e shtunë në orën 17:30 në Torino dhe do të përkujtojnë ish-presidentin Xhovani Anjeli në shtatë vjetorin e ndarjes nga jeta. Më pas të gjithë drejt “kthesës së jugut” për të manifestuar kundër drejtuesve dhe për të kërkuar më tepër respekt për fanellën bardhezi nga ana e lojtarëve.Për këtë arsye, ata do të kërkojnë nga futbollistët që në sfidën ndaj Romës të mos veshin fanellën klasike bardhë e zi, sepse sipas tyre, nuk e meritojnë. Tifozët vazhdojnë të ngulin këmbë kundër drejtuesve, të cilët “nuk janë personat e duhur që përfaqësojnë historinë e paharrueshme të klubit”.