KE publikon sot raportin për Shqipërinë
Raporti pritet të publikohet sot zyrtarisht, megjithëse ditë më parë kemi publikuar pjesë të tij, ku veçanërisht theksi është vënë tek zgjedhjet e qershorit, për të cilat vendi ynë mori nota pozitive.
Komisioni ka vlerësuar zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, por ka nënvizuar problematikat kryesore, siç është korrupsioni, pavarësia e organeve të drejtësisë, etj.
“Shqipëria ka bërë progres në reformat kyçe politike. Zgjedhjet e qershorit 2009 plotësuan pjesën më të madhe të standardeve ndërkombëtare, por më shumë përpjekje nevojiten ndaj parregullsive të vërejtura”, shkruhet në Raportin e përgatitur të Komisionit Evropian.
Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit, vlerësohet nga institucion i lartë i BE-së, të jetë zbatuar pa probleme nga pala shqiptare në këtë provec. “Shqipëria duhet të bëjë progres, në veçanti ndaj shtetit ligjor, sidomos për luftën ndaj korrupsionit, sidomos për sa i takon funksionimit të duhur të institucioneve shtetërore, e në menyrë të posaçme për pavaresinë e gjyqësorit. Kapacitetet administrative kërkojnë përforcim të metejshëm”, shkruhet më dokument.