Juventus-Milan, në Torino luhet beteja e gjigandëve
TIRANE-Juventusi dhe Milani zhvillojnë sot në mbrëmje një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij fillim sezoni në Serinë A. Përballë do të jenë dy prej ekipeve më të mëdha të Evropës, me një histori të mbushur me suksese e trofe. Në Torino, bardhezinjtë e Antonio Kontes janë në kërkim të shkëputjes, të rikonfirmimit në krye të Serisë A edhe pse kjo është sfida e parë e vërtetë e këtij sezoni. Tifozët e "Zonjës së Vjetër" kërkojnë të shohin gjendjen e ekipit të tyre, që këtë vit ka pësuar ndryshime të shumta. Të njëjtën gjë kërkon edhe Antonio Konte, që në katër javët e para ka arritur dy fitore e dy barazime, duke rikthyer entuziazmin e humbur në skuadër, pas dy sezonesh të mbushur me zhgënjime. "Duhet ta bëjmë ne ndeshjen, kjo sfidë do të na thotë se ku jemi", tha trajneri i Juves në prag të takimit të sotëm. "Juve-Milan është një sfidë mes një skuadre të madhe dhe njërës që studion për t'u bërë e madhe, - shtoi Konte. - Duhet të kujtojmë se nga vijmë dhe çfarë ka ndodhur në vitet e fundit. Gjithashtu, duhet të gjejmë zemërimin për të qenë kompetitivë".
Pa frike
Milani është skuadra kampione në fuqi, por këtë herë në kampin bardhezi duket se nuk ekziston frika. Të paktën këtë kërkon të transmetojë Antonio Konte te lojtarët e tij. "Sjellja jonë psikologjike nuk duhet të ndryshojë. E dimë se Milani është i zoti nga pikëpamja teknike, por ne jemi kuriozë të shohim se çfarë përgjigjesh do të kemi. Kemi shumë respekt për kuqezinjtë. Ata janë nga skuadrat favorite për titullin kampion dhe meritojnë respekt, por ju sqaroj se nuk kemi frikë askënd. Nuk zbritet në fushë me druajtje. Sa për Milanin, nuk më takon mua të them nëse ata na kanë frikë apo jo", u shpreh Konte. Trajneri i Juves e tha hapur se për këtë sfidë i druhet Zllatan Ibrahimoviç. "Ai mund të ndryshojë anën e peshores në çdo moment me një gol apo një asist", deklaroi tekniku bardhezi.
Milani
Trajneri i Milanit Masimiliano Alegri ka vlerësuar në maksimum Juventusin për takimin e sotëm, por sipas tij, Milani tashmë e ka rigjetur ritmin, pas fitoreve me Çezenën dhe Viktoria Plzen. "Bardhezinjtë kanë një skuadër të re, me shumë lojtarë të sapoardhur, por janë duke ecur mirë dhe janë në rritje. Ne kemi një vit bashkë dhe vjet kemi bërë disa gjëra të mira, - deklaroi Alegri. - Tashmë jemi duke e rimarrë veten, pasi në fillim kemi patur shumë të dëmtuar. Me Juventusin është sfida e fundit që nuk do t'i kemi të gjithë lojtarët, pas pushimit për kombëtaret besoj se do të jemi të gjithë", shtoi ai. Alegri shpjegoi se gjendja e skuadrës është e mirë, ndërsa u shpreh se futbollistët e tij duhet të ndalin Pirlon, nëse duan të mos dalin të humbur nga Torino.
(d.b/BalkanWeb)