E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus blen serbin Krasic

Pas shumë muajve bisedime, Juventus ka arritur të blejë lojtarin e krahut Milos Krasic nga CSKA-ja e Moskës.

Lojtari serb është transferuar në Torino për 15 milionë euro, duke mbyllur kështu një “plagë” të madhe në skuadrën e Del Neri-t, i cili kërkonte prej kohësh një lojtar krahu.

Krasic do mbërrijë nesër në Torino për vizitat mjekësore. Konfirmimi ka ardhur edhe nga klubi rus që nuk e ka shkruar emrin e lojtarit në listën e emrave për Champions League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›