E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ne kamikazë? Shih kush flet!"

Skocezi i “Djajve të kuq” i quajti “kamikazë të merkatos” “kushërinjtë” e Sitit, të cilët sipas tij, shpenzojnë shuma marramendëse për blerjen e futbollistëve në merkato. E të mendosh që ai nuk kishte ende parasysh blerjen e Xhejms Milnerit nga Aston Vila. Mesfushori i kushtoi arkave të sheikëve plot 31.5 milionë euro plus transferimin e Stefen Ajrlendit në “Vila Park” dhe do të përfitojë plot 145 mijë euro në javë.

Por e menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e kreut të stolit të Sitit, Roberto Mançini. Italiani shfrytëzoi konferencën e sotme për shtyp në prag të sfidës ndaj Timishoarës në Ligën e Evropës, për t’i kthyer reston Aleks Fergusonit.

“Në të shkuarën, të gjithë klubet e tjerë kanë harxhuar një thes me para. Nuk e kam fjalën për 15 vjet më parë, por para dy apo tre vitesh. Pastaj, nuk ka asgjë të keqe të shpenzosh para për të blerë lojtarë të mirë. Për mua nuk ka rëndësi ajo që thotë Fergusoni, e respektoj mendimin e tij. Por edhe Junajtid, ashtu si Siti, ka shpenzuar shumë para në të kaluarën”, theksoi Mançini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›