Pato, dëmtimi e lë jashtë Trofeut Berluskoni
Lajmi u konfirmua sot nga burime zyrtare brenda klubit nga Milano. “Vendosëm ta lëmë lojtarin pushim për pesë ditë, gjatë të cilave do t’i nënshtrohet trajtimeve fizioterapeutike për ta pasur të gatshëm të hënën më 22 gusht”, bën të ditur Milani.
20-vjeçari brazilian pësoi një dëmtim në kaviljen e djathtë gjatë stërvitjes ditën e martë. Gjithsesi talenti do të jetë në dispozicion të trajnerit Masimiliano Alegri në ndeshjen hapëse të kampionatit përballë Leçes në “San Siro” më 29 gusht.