E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus e Palermo insistojne per Behramin

Nga Express me 18 nentor 2010 ne ora 1216

Zerat e fundit qe arrijne nga Italia flasin per nje interesim te ringjallur te Juventusit per mesfushorin kosovar Valon Behrami.

Sipas ueb faqes italiane tuttomercatoweb.com 25 vjecari i West Ham United i cili gjate veres ishte prane kalimit ne Rome por edhe ne Cesena eshte nen radarin e 147Zonjes se Vjeter148.

Kjo e fundit e ka si objektiv primar 27 vjecarin e Palermos Mattia Cassani por ai ka kontrate me klubin Rosanero deri ne qershor te vitit 2013. Andaj pista Behrami duket me e lehte per 27 here kampionin e Italise.

Perfaqesuesi zviceran eshte objektiv i vjeter edhe i Palermos. Ne rast se mbrojtesi i krahut Cassani do te transferohej te Juventus presidenti Maurizio Zamparini do te levizte menjehere per ta transferuar mitrovicasin qysh ne janar.

Po ashtu edhe Roma llogarit qe ta kete ish futbollistin e Lazios ne ekip prej janarit. Sipas mediave angleze mesfushori i djathte kosovar vleresohet 3 milione funte rreth 4 milione euro nga klubi londinez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›