E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valmir Nafiu provohet ne Ajax

Nga Express me 18 nentor 2010 ne ora 1215

Gjiganti holandez Ajax shume shpejt ne radhet e veta mund ta kete nje futbollist shqiptar. Behet fjale per 17 vjecarin Valmir Nafiu i cili eshte pjese e skuadres Shkendija nga Tetova.

Sulmuesi i talentuar shqiptar te dielen ka udhetuar ne kryeqytetin holandez Amsterdam ku do te qendroje per disa dite ne prova te skuadra e famshme Ajax. Kete e ka konfirmuar nenkryetari i klubit tetovar Idriz Ibishi.

147Valmiri ka disa oferta mjaft terheqese nga Holanda por edhe nga disa klube te Gjermanise. Ai per momentin do te udhetoje ne Holande ku do te qendroje deri te enjten dhe me pas duhet te kthehet ne ekipin Shkendija148 ka thene Ibishi per gazeten Fakti.

Ndersa gjate qershorit te kije viti talenti i klubit tetovar ka qene ne prova edhe te gjiganti spanjoll Barcelona. 17 vjecari eshte provuar ne skuadren e te rinjve te lindur ne vitin 93-94 te klubit katalunas ku ka lene pershtypje te mira.

Nafiu ka deshmuar veten ne eliten e futbollit maqedonas duke treguar lojera te shkelqyeshme ne fanellen e Shkendise nga Tetova. Ai po ashtu eshte pjese e pandashme e perfaqesueses U-17 te Maqedonise.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›