Rike: Babi më porositi të bëj kujdes që të mos lëndoj të dashurin
Rikja flet për të dashurin e saj dhe tregon se ai punon dixhej. Ajo tregon se e do shumë dhe se është shumë xheloze për të. Ajo i shpreh një ide Elonës, duke kërkuar në këtë mënyrë edhe një mendim të sajin. “Dua të shkruaj në një çarçaf ‘të dua’ për të dashurin tim”. Rikja vazhdon të tregojë e të thotë se nuk mund të njohë kurrsesi një njeri tjetër përveç tij dhe se e do me gjithë qenien e saj. Vajza thekson se një ndër arsyet e pjesëmarrjes në “Big Brother” është që të kuptonte nëse e donte vërtet aq shumë apo jo dhe se largësia mund ta bënte të reflektonte.
Ajo thotë se qëndrimi në “Big Brother” e ka bindur edhe më shumë dhe e ka bërë të kuptojë se e do me të vërtetë. Rikja tregon se nuk është ndarë shumë mirë nga i dashuri, pasi i ka treguar se do të shkojë në një konkurs bukurie dhe ai nuk e ka mirëpritur këtë gjë. “Prandaj ndihem shumë keq ndonjëherë”, - tregon Rikja. Po ashtu, ajo sqaron se familjet e të dyve njihen dhe e duan shumë, duke shtuar se kur ka hyrë në “BB” i ati e ka porositur që të jetë e kujdesshme për të mos e lënduar të dashurin e saj, pasi ai ka qarë kur ajo është ndarë në aeroport prej tij.
(e.m/Bluetooth/BalkanWeb)