Juventus fiton pas pesë javësh
Në minutën e 26-të Rossi kaloi Genoan në avantazh duke vënë në vështirësi të mëdha Juventusin deri sa në minutën e 42-të Amauri barazoi rezultatin.Në minutën e 61-të të pjesës se dytë Del Piero i jep skuadrës tij avantazhin që do zgjaste vetëm dy minuta sepse është përsëri Rossi që në minutën e 63-të barazon shifrat. Në minutën e 78 Del Piero me anë të një njëmbëdhjetë metershi shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Juventusin duke mundësuar fitimin e një tre pikëshi tepër të vlefshëm pas pesë javëve. JUVENTUS (3-4-1-2): Bufon; Zebina, Legrotalie, Kielini; Caceres, Sissoko, Candreva (21' Marchisio), De Ceglie; Diego (35' Salihamixhixh); Del Piero, Amauri (47' Giovinco). Trajner Zakeroni.GENOA (4-4-2): Amelia; Papastathopulos, Daineli, Bocchetti, Criscito (44' Aleksic); Mesto, Rossi, Zapater, Sculli; Akuafreska (1' Fatic), Suazo (22' El Sharaawi). Trajner Gasperini.Kartona të verdhë; Kandreva, Amauri, Zebina, Salihamixhixh, Boscheti, Akuafreska, Papastathopulos.Po sot janë luajtur dhe pesë takime të tjera duke dhënë këto rezultate;Kaljari 3 - 1 BariKatania 0 -0 AtalantaKievo 0 - 1 SienaLivorno 0 -1 BolonjaParma 0 – 2 Lacio