E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus, mbushet infermieria

Vitin e kaluar, “Zonja” shënoi një rekord dëmtimesh, polt 70, shumë prej të cilëve rishfaqeshin herë pas here.
Me fillimin e sezonit të ri, ndryshoi trajneri dhe lojtarët, por jo “muzika”. Të paktën, kjo është përshtypja që të krijohet pas tre javëve të para të kampionatit italian.

Lista e dëmtimeve në tek ekipi bardhezi është shumë e gjatë dhe Ferrara shpreson që mos përsëritet numri i vitit të kaluar.

Për ndeshjen e të shtunës në “Olimpikon” e Torinos nuk do të jenë të gatshëm disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Kanavaro, Tiago dhe Felipe Melo rezultuan me dëmtime pas ndeshjes ndaj Bordosë për Ligën e Kampionëve. Kanavaro pësoi një dëmtim të shkallës së parë në kofshën e majtë dhe nuk do jetë i gatshëm për teknikun Ferrara për 15-20 ditë.

Ndërkohë, më të lehta duken problemet për dy të tjerët. Tiago ka një kontraktim muskuli në kofshën e majtë dhe do duhen rreth shtatë ditë për t’u riaftësuar, kurse braziliani ka një problem të lehtë në kaviljen e majtë. Të dy mesfushorët do jenë plotësisht gati për ndeshjen kundër Xhenovas.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›