E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset rëndë me thikë një 39-vjeçar

Sipas hetimeve të para dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit midis autorit të dyshuar Arben Bulku dhe të dëmtuarit Spartak Qirjaqi, ku fillimisht i dëmtuari e ka goditur me sende të forta dhe më pas autori i dyshuar me armë të ftohtë. 

Nga ekspertët në vendngjarje u konkludua se i dëmtuari është goditur tre herë me armë të ftohtë thikë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Falë mbërritjes së menjëhershme të shërbimeve të komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, u mundësua kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të kësaj plagosje, i cili dyshohet të jetë shtetasi Arben Myftar Bulku, 32-vjec, banues në Tiranë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›