Juventus nga ferri në qiell, shpallet kampione e Italisë
Juventus shpallet për të 28-tën herë (30-tën sipas klubit dhe tifozëve) kampione e Italisë për sezonin 2011-2012. Skuadra e Kontes ka thelluar diferencën me Milanin në +4 pas humbjes së derbit nga kuqezinjtë 4-2.
Bardhezinjtë kanë fituar sfidën ndaj Kaljerit pastër 0-2 në Trieste për ta ndezur festën në Torinon dhe Triesten.
Sfida ndaj Kaljerit nuk ka pasur shumë histori ka qenë Mirko Vuçiniç i cili zhbllokoi sfidën. Juventusi zhvilloi një ndeshje të kujdesshme jo me shumë raste. Në fund dyfishoi rezultatin pas autogolit të Kaninit. Festa bardhezi shpërtheu kur nga Milano vinin lajmet se Interi po triumfonte 4-2.
Stadiumi në Trieste i tejmbushur nga tifozët e Juves u hodh i gjithi në fushën e blertë për të festuar pas 90-minutshit. Juventusi fiton pas shumë vitesh vuajtje. Skuadra me ardhjen e Kontes dhe forcimit të ekipit me Pirlon,Vidal,Vuçiniç,
Faktet flasin për një sezon kur skuadra e Kontes është e pathyeshme ne 41 ndeshje përfishirë edhe Kupën e Italisë. Për pjesën më të madhe të sezonit bardhezinjtë kanë qëndruar në krye duke u ndjekur hap pas hapi nga Milan, e cila ka kryesuar për disa javë.
Jam shumë i lumtur. Realizuam ëndrrën tonë, djemtë kanë realizuar një sezon të madh dhe jam krenar për to. Objektivi i rradhës është të qëndrojmë të pathyeshëm. Falenderoj të gjithë lojtarët dhe tifozët që na qëndruan pranë. E vlerësoj shumë Milanin”- tha trajneri Antonio Konte.
Ky titull nga shumë specialistë është konsideruar si kampionati i trajnerit Konte, ai ka realizuar një punë të jashtzakonshme. Në mbështetje të tij del edhe Markizio: Trajneri është njeriu qe na ka udhëzuar në një sezon të madh. Ne kemi ndjekur skemat e tij dhe jam i lumtur për këtë fitore.
Lufta mes Milanit dhe Juves merr fund tashmë. Bardhezinjtë kanë edhe një ndeshje përpara në kampionat për ta mbyllur sezonin të pamposhtur dhe finalen e Kupës së Italisë. Ndërsa për Milan është një sezon për tu harruar ku trajneri Allegri u përball me shumë dëmtime brenda sezonit.
