E Diel, 1 Nëntor 2026

Koalicioni qeverisës grek humbet shumicën në Parlament

Greqi- Dy partitë qeverisëse në Greqi të cilat u përballen me masat shtrenguese kanë humbur shumicën e tyre në Parlament në zgjedhjet e së djelës.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara partia e qëndres së djathtë, Demokracia e Re po udhëheq me 18.9% të votave nga 33.5% që kishte në vitin 2009.

Nga ana tjetër partia e qëndres së majtë, Pasok është në vendin e tretë më 13.2% nga 43.9% që pati në zgjedhjet e shkuara. Ndërkohë që koalicioni i krahut të majtë Syriza është në vend të dytë më 16.7% të votave.

Pasok dhe Demokracia e Re kanë qënë në koalicion qeverisës që prej Nëntorit të shkuar. Ndërkaq që Syriza kundërshton fort masat shtrënguese të qeverisë për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Analistët thonë se Greqia është zhyrur në një periudhë jostabiliteti të madh. Demokracia e Re dhe Pasok duket se janë mundur nga koalicioni antimasa Syriza. Lideri i saj Alexis Tsipras tha se dëshiron të formojë një qeveri alternative duke refuzuar angazhimet e Greqisë lidhur me marrëveshjen me Trojkën.

Një tjetër parti kundër masa shtrëguese është ajo e se djathtës ekstreme e Golden Dawn e cila pritet të ulët për herë të parë në parlament pasi ka marrë gati 7% të votave. Ka një sërë pyetjesh: A do të thërrasë Demrokacia e Re zgjedhje të reja nëse nuk arrin të fitojë mjaftueshëm deputetë për të udhëhequr vendin? A do të kërcënojë thirrja për refuzim të masave shtrëguese qëndrimin e Greqisë në zonën Euro?

Teska ditë tensioni priten përpara ajo që është e qartë është se shumica e grekëve kanë folur kundër kursimit dhe kjo do të jetë e vështirë për komunitetin ndërkombëtar për të kërkuar masa të reja shtrënguese. Lideri i ri i Demokracia e Re, Antonsi Samaras tha se mund të formojë një qeveri të shpëtimit kombëtar për të mbajtur vendin në euro. Por ai tha se do të kërkojë të ‘ndryshojë’ marrëveshjet e Greqisë më BE dhe FMN në mënyrë që të nxisë rritjen ekonomike.

Syriza tha se do të formojë një qeveri koalicioni të krahut të majtë dhe do të refuzojë kushtet e marrëveshjes së kreditimit më BE dhe FMN. ‘Partitë që nënshkruan memorandumin me BE dhe FMN tani janë në pakicë. Publiku i ka delegjitimuar ato’- tha Tsipras.

Ndërkohë që lideri i Pasok, Evangelos Venizelos bëri thirrje për një parti koalicioni pro Evropës. Në vendin e katërt u rendit e djathta ekstreme më 10% të votave, Grekët e Pavarur. Lideri i saj ka përjashtuar bashkëpunimin më Pasok dhe me Demokracia e Re. Negociata e koalicionit do të nisin gjatë tre ditëve. Nëse ato dështojnë partia e dytë mund të përpiqet të formojë një koalicion, e nëse edhe ajo është e pasukesshme partia e tretë do të marrë mandatin.

Aftësia e çdo qeverie për të çuar përpara programin e kursimit do të jetë vendimtare për qasjen e vazhdueshme të Greqisë në fondet e Brukselit për të shpëtuar vendin nga falimenti. Çdo paqëndrueshmëri politike do të vërë në pikëpyetje vendin e Greqisë në Eurozonë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›