Juventus shkarkon Tiago Motën, kush e merr drejtimin e skuadrës

Tiago Mota nuk do të jetë më trajneri i Juventusit. Ka qenë vetë klubi bardhezi i cili ka ndarë lajmin për ndërprerjen e marrëveshjes me trajnerin.
Ndërprerja e marrdhënieve erdhi pasi klubi dhe trajneri nuk e shihnin më njësoj projektin e së ardhmes.
“Juventus FC komunikon se ka larguar Tiago Mota nga detyra e trajnerit të ekipit të parë të meshkujve.
Klubi falënderon Tiago Motën dhe gjithë stafin e tij për profesionizmin e treguar dhe për punën e kryer në këto muaj me pasion dhe përkushtim, duke i uruar më të mirën për të ardhmen.
Juventus FC komunikon gjithashtu se i ka besuar ekipin e parë të meshkujve Igor Tudorit i cili do të drejtojë nesër stërvitjen e parë”, shkruhej në njoftimin e Juventusit që zyrtarizoi ndryshimin në pankinë.