E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi “ngrin” në minutën e fundit

David Trezege realizoi golin e avantazhit për “Zonjën” në minutën e 24-t. Kur dukej se ndeshja do përfundonte me fitoren e vendasve, është Adailton ai që ndëshkon bardhezinjtë në minutën e tretë shtësë të ndeshjes, duke bërë që skuadra e Ferrarës të humbë një mundësi të shkëlqyer për t’u ringjitur në krye të kampionatit italian.

Në këtë mënyrë, Sampdoria kryeson e vetme me 15 pikë, një më shumë se Juventusi që mban vendin e dytë, ndërkohë që Interi dhe Fiorentina kanë nga 13 pikë.

Shpëton Roma “in extremis”. Në fushën e Katanias verdhekuqtë u gjendën në disavantazh në minutën e 22-të, por De Rosi barazoi në minutën e dytë të shtesës.

Pas fitores ndaj Milanit, Udineze mundi në shtëpi edhe Xhenovan. Di Natale në minutën e 81-të dhe Pepe shtatë minuta më vonë vulosën kapitullimin e skuadrës së Gasperinit, e cila mbetet në kuotën e 10 pikëve, ndërkohë që Udineze ka një më shumë.

Rikthehet te fitorja Napoli. Pas rezultateve negative të javëve të fundit, skuadra e Donadonit mposhti 2-1 në “San Paolo” Sienën.

Në ndeshjet e tjera, Kaljari bëri surprizën duke fituar 2-0 në fushën e Parmës, ndërkohë që Kievo barazoi 1-1 në fushën e vet përballë Atalantës, ashtu si Lacio kundër Palermos.

Ja ndeshjet e luajtura sot për javën e 5-të të Serisë A:

Katania 1 - 1 Roma
Kievo 1 - 1 Atalanta
Juventus 1 - 1 Bolonja
Lacio 1 - 1 Palermo
Napoli 2 - 1 Siena
Parma 0 - 2 Kaljari
Udineze 2 - 0 Xhenova
Milan – Bari (20:45)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›