E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta lobon për Kosovën tek Indonezia

Në takim u trajtuan kryesisht çështje të bashkëpunimit dypalësh, situata në rajon e në veçanti çështja e Kosovës. Meta vuri në dukje rëndësinë që Shqipëria i kushton marrëdhënieve me Indonezinë dhe vlerësoi rolin e këtij vendi në  rajon e në organizmat ndërkombëtare.

Ai u shpreh për shtimin e kontakteve midis dy ministrive të jashtme në të gjitha nivelet si dhe kompletimin e kuadrit ligjor të bashkëpunimit reciprok. Lidhur me çështjen e Kosovës, Zoti Meta vuri në dukje se pavarësimi i Kosovës është një fakt dhe proces i pakthyeshëm i cili ka ndikuar mjaft pozitivisht në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Duke respektuar qëndrimin e palës indoneziane për çështjen e Kosovës, ZvKryeministri Meta shprehu dëshirën që ky realitet të njihej e reflektohej edhe në politikat e qeverisë indoneziane. ZvKryeministri dhe Ministri i Jashtëm Meta mori pjesë gjithashtu në disa veprimtari shumëpalëshe si Takimi Ndërkombëtar mbi Partneritetin për Sigurimin e Ushqimit dhe Takimi Vjetor i Miqve të Aleancës së Civilizimeve. 

Në fjalën e tij në Forumin e Aleancës së Civilizimeve, z. Meta vuri në dukje punën e bërë nga qeveria shqiptare në kuadrin e realizimit të synimeve të Aleancës dhe shprehu vullnetin dhe angazhimin e qeverisë së re për të vazhduar më tej në këtë drejtim.    
 
 
Po më 26 shtator, Ministri Meta mori pjesë në një takim me përfaqësues të disaporës që kanë dhënë kontributin e tyre kulturor, social e ekonomik në shoqërinë amerikane.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›