E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani “ngec” në “San Siro”, 0-0 me Barin (video)

Tre gola në gjashtë ndeshjet e para të kampionatit janë shumë pak dhe duke parë ndeshjen e djeshme e kupton pse. Pak lëvizje pa top, ide të paqarta në ndërtimin e aksioneve dhe ky Milan nuk të kënaq.

Ndërkaq, Bari i Venturës është një kryevepër e vogël dhe arriti të vërë në vështirësi skuadrën e Leonardos, që jo vetëm nuk fitoi, pos nuk bëri dot as të zotin e shtëpisë.

Shumë thonë se Milani nuk mund të luajë me skemën 4-4-2, sepse nuk ka lojtarë që të shtyjnë nga krahët. Por ndeshja e mbrëmshme tregoi probleme edhe në fazën mbrojtëse dhe kuqezinjtë ishin si një anije që merrte ujë nga të gjitha anët.

Pjesa e dy ishte edhe më e dobët. Vetëm një goditje e Ronaldinjos pas pasimit të Patos, pastaj gjithçka foli për puljezët, që iu afruan shumë golit. Por të besuarit e Leonardos ishin me fat, pasi Marko Storari ishte në një formë të shkëlqyer.

Milan 0 – 0 Bari

Milan (4-3-1-2): Storari 8; Abate 6, Nesta 6, Kaladze 5,5, Zambrotta 5,5; Gattuso 5, Pirlo 5,5, Ambrosini 5; Seedorf 5,5 (11' pd Pato 5,5); Ronaldinho 5 (26' pd Oddo 6), Huntelaar 5 (19' pd Inzaghi 6). Trajner: Leonardo
Bari (4-4-2): Gillet 6,5; A. Masiello 6, Ranocchia 6,5, Bonucci 6,5, S. Masiello 6; Alvarez 6,5, Donati 6, Gazzi 6,5, Rivas 7 (26' pd Meggiorini 6); Kutuzov 6, Barreto 6,5 (42' pd Langella). Trajner: Ventura
Arbitër: Brighi
Kartonë të verdhë: Ambrosini (M), S. Masiello (B), Langella (B)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›